“Seksi me të ishte i neveritshëm”, deklarata që mund të fundosë delen e zezë të familjes mbretërore

Showbiz

“Seksi me të ishte i neveritshëm”, deklarata që mund të fundosë delen e zezë të familjes mbretërore

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Nuk është hera e parë, e me shumë gjasë as e fundit, që familja mbretëtore bie pre e shtypit mediatik, por ajo që po ndodh këto ditë në Pallatin e Buckingham-it nuk është thjesht thashethemi i radhës, por një skandal i vërtetë. Sipas disa hetimeve të përbashkëta anglo-amerikane, princi 59 vjeçar Andrew, babai i princeshave Beatrice dhe Eugenie është i përfshirë në aferat seksuale të Jeffrey Epstein, biznesmenit amerikan i cili u vetëvra këtë korrik në burg pas arrestimit për abuzim me minorene.

Para disa javësh, tabloidët e ndryshëm publikuan foto ku Andrew shfaqej në festa, i djersitur dhe i rrethuar me femra të ndryshme duke pozuar në mënyrë mjaft intime. Por duket se gjërat kanë marrë tjetër drejtim pas shfaqjes së një dokumentari nga BBC Panorama, ku “skllavja e seksit” Virgina Roberts, përshkruan seksin me princin Andrew si “të shpejtë dhe të pështirë”.

Ajo tha se ishte urdhëruar të bënte seks me Dukën e York-ut, ndërsa ishte marrë nga pedofili miliarder Jeffrey Esptein kur ishte 17-vjeç. Roberts tregoi se e kishin hipur në një avion, ku më pas do të takonte princin, dhe se e dashura e pedofilit miliarder e kishte porositur se duhej të bënte çdo gjë që ajo kishte bërë edhe për Esptein.

“Unë thjesht nuk prisja që një njeri i familjes mbretërore, që unë e admiroja, të bënte këtë. Seksi nuk zgjati shumë, por ishte e neveritshme. Ai u ngrit dhe më tha faleminderit dhe më pas u largua. Unë u ula në shtrat dhe isha e tmerruar. Më pas e dashura e Jeffrey më përkëdheli të pasmet dhe më tha se unë e kisha bërë atë të lumtur. Sapo isha abuzuar nga një anëtar i familjes mbretërore.  Nuk isha e lidhur me zinxhirë pas një lavamani, por këta njerëz të fuqishëm ishin zinxhirët e mi”, zbuloi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat