Netanyahu përshëndet vendimin e Ramës për dëbimin e ambasadorit iranian

Shqipëria

Netanyahu përshëndet vendimin e Ramës për dëbimin e ambasadorit iranian

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 23:04
Netanyahu

Kryeministri Edi Rama mori sot vlerësime nga homologu i tij izraelit, Benjamin Netanyahu, në lidhje me dëbimin nga Shqipëria të dy diplomatëve iranianë, për arsye të sigurisë kombëtare.

“Lajme të mira vijnë sot nga Shqipëria. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dëboi ambasadorin iranian nga Tirana. Me këtë veprim, kryeministri Rama i ka dërguar një mesazh të qartë regjimit radikal islamik të Iranit, se të thurësh sulme terroriste ka një kosto”, shkruan në profilin e tij në “Twitter”, Benjamin Netanyahu.

“Izraeli mbështet Shqipërinë, sikurse mbështet çdo vend që e sheh regjimin iranian për atë që është: kërcënimi më i madh i sigurisë dhe paqes në botë”, thekson kryeministri izraelit, raporton ATSH.

Qeveria e Shqipërisë shpalli persona non grata ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia si dhe një diplomat tjetër të kësaj ambasade, pasi dyshohen se janë të përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë e Shqipërisë. Për më tepër ky vendim u përshëndet edhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat