Rama flet vetëm për protestën: Shuplaka e studentëve na tregoi se kemi bërë gabime

Shqipëria

Rama flet vetëm për protestën: Shuplaka e studentëve na tregoi se kemi bërë gabime

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 14:31
Edi Rama

Ka mbaruar pas thuajse 5 orësh mbledhja e kryesisë e PS-së, e drejtuar nga kryeministri Rama, i cili në dalje të selisë rozë është deklaruar veçanërisht për protestën e studentëve.

Rama më së shumti ka folur në lidhje për studentët, duke thënë se vëmendja është aty dhe se qeveria e ka marrë mësimin nga “shuplaka” e studentëve.

Rama: Kemi pasur një diskutim të gjatë dhe të dobishëm për një process të premtuar reflektimi që sigurisht merr shtysë nga protesta e studentëve, por është në and-në tonë dhe është një tjetër shprehje e vetëdijes se cdo ditë ka gjëra për t’u përmirësuar, se nuk jemi të pagabueshëm, përkundrazi e se mbi të gjitha në vakumin e lënë nga opozita, është një sfidë më vete që të vetë-korrigjohemi.

Kemi folur për Partinë, organizimin në tërësi të saj, mekanizmat e komunikimit… që zëri I shoqëerisë të gjejë më shumë afri në partinë që ne drejtojmë.

Kemi diaskutuar edhe për protestën, për arsyet e për faktorët e dobishmërinë e madhe të protestës dhe për dosmodoshmërinë që ne ta mishërojmë siç duhet atë që është mishërim real I asaj proteste.

Shumë studentë i thonë vetes apolitikë apo jo politikë por që kësaj here e kanë shkundru mirë politikën, e kam thënë që i kanë dhënë një.

-Do të ketë dorëheqje?

Rama: Cdo gjë hap pas hapi, ju e dini që nuk e them asnjëherë fjalën e fundit të parën. Unë di rrahdnë e lëvizjeve, pasi mendohem gjatë para se të bëj cdo lëvizje. Ne do të bëjmë të gjitha gjërat e duhura dhe do t’i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve, por do të shkojmë përtej mkëtij shqetësimi, pasi ka ende shumë punë për tu bërë. Njerëzit meritojnë shumë më tepër akoma dhe ne kemi shumë për të korrigjuar. Kemi bërë gabimet tona sic edhe të gjithë ata që përpiqen të ndëertojnë. E rëndësishme është që të mësojmë nga gabimet e të shkojmë përpara. E kemi lexuar me shumë vëmendje dhe po e lexcojmë me shumë vëmendje mesazhin e studentëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat