I vdiqën fëmijët 2-vjeçarë, sot të moshuarit braktisen mes malesh nga djali i adoptuar

Shqipëria

I vdiqën fëmijët 2-vjeçarë, sot të moshuarit braktisen mes malesh nga djali i adoptuar

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 09:25
Fshati malor Lenie e Gramshit

Veç halleve dhe problemeve që sjell pleqëria, dy të moshuarit në fshatin e thellë malor Lenie të Gramshit jetojnë me rrezikun se banesa në të cilën jetojnë mund t’i zërë brenda.

Muret janë të çara, tavane të rëna, dyer që nuk  mbyllen, e në disa pjesë debërton edhe drita.

Çifti Xhangoli, Halit e Kadrie 76 dhe  83 vjeç, gjithë jetën e tyre kanë qënë të pafat, pasi nga martesa e tyre sollën dy fëmijë të cilët u larguan nga kjo jetë ende pa mbushur  2 vjeç, shkruan Balkanweb Pas vdekjes së fëmijëve çifti birësoi një djalë në shtëpinë e fëmijës në Korçë, i cili u largua ne emigracion 20 vite më parë e s’u kthye kurrë.

Dy vitet e fundit ai ndërpreu edhe komunikimin me telefon.

Të braktisur mes malesh dy të moshuarit ngrysin e gdhijnë duke i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit.

Me pensionin  e pleqërisë që marrin  nuk u mjafton për të blerë as edhe ilaçet të cilat janë aq të shumta  sa kur i sheh të duket sikur je në një farmaci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat