PD akuzon qeverinë: Keni lënë 34 mijë arsimtarë pa shpërblim

Shqipëria

PD akuzon qeverinë: Keni lënë 34 mijë arsimtarë pa shpërblim

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka shkelur kontratën kolektive të firmosur mes Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatave duke mos i dhënë 34 mijë mësuesve në arsimin parauniversitar shpërblimin e fundvitit.

Sipas selisë blu mungesa e shpërblimit për mësuesit vjen në një kohë kur qeveria paguan 105 milionë Euro për koncensionet e oligarkëve.

Demokratët thonë se Kryeministri Rama nuk e ka prioritet arsimin dhe këtë e faktoi protesta e studentëve.

Për opozitën, buxheti për arsimin në Shqipëri është në nivelin më të ulët të investimeve në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat