Zyrtarisht një masakër në Elbasan! 3 të vdekur nga atentati mafioz, dalin emrat

Shqipëria

Zyrtarisht një masakër në Elbasan! 3 të vdekur nga atentati mafioz, dalin emrat

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 22:31
Ilustrim

(E plotësuar) - Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pas një përplasjeje me armë në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes me armë zjarri, tre persona kanë mbetur të vdekur, mes të cilëve një i huaj me inicialet E.K., me precedentë të mëparshëm penal.

Ky shtetas thuhet se është me origjinë nga Turqia dhe ka ardhur ditë më parë në Shqipëri.

Ndërsa 2 personat e tjerë, të identifikuar si Endrit Alibej dhe Arben Dylgjeri ndërruan jetë gjatë kohës që transportoheshin drejt spitalit të Elbasanit.

Përplasja me armë është regjistruar në në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit, mbrëmjen e djeshme me rreth orës 21:00.

Makina ndaj të cilës është bërë atentati ishte me targa italiane, AG71WYP.

Vrasja besohet se ka qenë e organizuar pasi autorët kanë ndjekur makinën e tyre.

Ndaj viktimave është qëlluar me breshëri automatiku dhe më pas autorët janë larguar me shpejtësi me automjetin e tyre që sipas dëshmitarëve mbante targa italiane.

Dyshohet se përplasja me armë lidhet me përplasjen e bandave në qytetin e Elbasanit dhe prishjen e pazareve të drogës.

Tre viktimat kishin ardhur ditët e fundit në Elbasan për të kaluar festat e fundvitit por duket se janë ndjekur nga atentatorët që kanë organizuar vrasjen.

Indrit Alibeaj dhe Arben Dylgjeri jetonin në Hollandë dhe Angli.

Drejt Elbasanit janë nisur forca të shumta policore si edhe Forcat RENEA.

Vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen kriminale.

Zyrtarisht një masakër në Elbasan! 3 të vdekur nga atentati mafioz, njëri prej tyre kolumbian

Atentati mafioz në Elbasan është shndërruar zyrtarisht në masakër, pasi konfirmohet tashmë se dhe dy persona të tjerë i janë shtuar bilancit të vdekjeve.

Numri i të vdekurve gjatë atetnatit ka shkuar në tre, ku kemi të bëjmë me dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas të huaj nga Kolumbia.

Lufta kundër bandave dhe trafiku i drogës duket se janë arsyet që qëndrojnë prapa këtij akti mafioz.

Por si ndodhi masakra në Elbasan?

Të shtënat që janë lëshuar nga një bandë në tjetrën kanë ndodhur në lagjen “Katund i ri” në Elbasan. Ekzekutorët kanë qëlluar mbi objektivin e atentatit, i cili ndodhej në lëvizje në makinë.

Nga ajo që është mësuar deri më tani kemi të bëjmë me një atentat ndaj tre personave, ku njëri prej të cilëve ka gjetur vdekjen kurse dy të tjerët kanë mbetur të plagosur rëndë. Të gjithë shtetasit në fjalë po ecnin në një makinë, kur janë qëlluar me armë. Si pasojë e të shtënave i vdekur nga mbetur shtetasi me inicialet E.K, person që rezulton të jetë me precedent penal.

Mësohet gjithashtu se makina ndaj së cilës është bërë atentati mafioz ka qenë me targa të huaja, konkretisht me ato italiane. Automjeti është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Pas sulmit, makina e viktimave ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur aty prane.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, por ende nuk ka dhënë detaje zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat