OSHEE garanton furnizimin me energji për natën e ndërrimit të viteve

Shqipëria

OSHEE garanton furnizimin me energji për natën e ndërrimit të viteve

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 14:37
Ilustrim

31 dhjetori është dita me konsumin më të lartë të energjisë në Shqipëri.

Operatori i sistemit të shpërndarjes thotë se kulmi do të arrijë në orët e pasdites deri në darkë dhe për këtë janë marrë masa si nga ana teknike ashtu dhe ajo sasiore, që të ketë energji pa ndërprerje.

“Fasha orare kuptohet që fillon në orën 6 të pasdites deri në orën 9 të darkës. Është pikërisht atëherë që ndodh piku sepse është njëkohshmëria e gatimeve të amvisave. Megjithatë ne këto i kemi të trajtuara dhe ka rezerva”, thotë Petraq Lika, drejtor i divizionit të shpërndarjes në OSHEE.

Lika thotë se sistemi i ka kapacitetet për të përballuar këtë pik energjie, ndërkohë që në çdo moment, në rast avarie janë rreth 2 mijë punëtorë në gadishmëri në të gjithë vendin.

“Qytetarët të jenë të qetë të bëjnë gatimet sipas recetave të tyre dhe OSHEE i garanton çdo moment”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat