Rritje e buxhetit për Ministrinë e Kulturës, prioritet edhe kantieri i Teatrit të Operas dhe Baletit

Shqipëria

Rritje e buxhetit për Ministrinë e Kulturës, prioritet edhe kantieri i Teatrit të Operas dhe Baletit

Më: 2 janar 2019 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Buxheti i Ministrisë së Kulturës për vitin 2019 ka një rritje prej 8% krahasuar me vitin e kaluar.

Buxheti total për vitin 2019 i parashikuar është në vlerë 2 miliardë e 165 milionë e 867 mijë lekë, krahasuar me vitin 2018 kemi një rritje prej 0,8%. Shpenzimet korrente janë rritur në masën 12%, ndërsa shpenzimet nga të ardhurat kanë një rritje prej 17 %, në total buxheti është 8% rritje krahasuar me vitin e kaluar.

Buxheti i vitit 2019 krahasuar me atë të 2018 ka një rritje prej 156 milionë lekë nga të cilat 55 milionë lekë janë investime dhe në korrente janë 101 milionë lekë.

Sipas buxhetit, 160 milionë e 276 mijë lekë në trashëgiminë kulturore ndërsa për muzetë është 522 milionë e 191 mijë lekë.

Në art dhe kulturë, ka një rritje të ndjeshme 1 miliard e 483 milionë lekë, duke patur parasysh që në 2019 prioritet është investimi është përfundimi i fazës së dytë dhe të tretë të kantierit të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Në fokus gjatë 2019-ës është edhe rigjallërimi i institucioneve të artit dhe kulturës pasi përgjatë këtyre viteve ka zgjuar interesin e njerëzve ndaj aktiviteteve kulturore. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat