“Ju sigurojmë se do e merrni gjobën” Policia në Tiranë tregon sesi punon në versionin “007”

Shqipëria

“Ju sigurojmë se do e merrni gjobën” Policia në Tiranë tregon sesi punon në versionin “007”

Më: 7 janar 2019 Në ora: 13:39
Pamje nga video

Policia e Tiranës ka publikuar këtë të hënë një video të disa drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, shkelje të cilat më tutje janë gjobitur.

Në video duket se nuk ka asnjë patrullë por në shumë raste policia mesa duket ka zgjedhur variantin “007” për të gjobitur shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, duke i filmuar e më pas dërguar gjobën në shtëpi.

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës vijon patrullimet për evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që jane rrezik dhe shqetësim i përditshëm për qytetarët.

Edhe pse mendoni se mungon fizikisht , ju sigurojmë se nëse nxitoni në shkelje për të dalë i pari, përveç rrezikut do të merrni edhe gjobën sipas ligjit! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat