“Mjerë ne shqiptarët”, kryetari i Unionit të Gazetarëve përplaset me Baton Haxhiun: Monstër komunikimi, i paedukatë dhe vettradhëtar

Shqipëria

“Mjerë ne shqiptarët”, kryetari i Unionit të Gazetarëve përplaset me Baton Haxhiun: Monstër komunikimi, i paedukatë dhe vettradhëtar

Më: 10 janar 2019 Në ora: 18:36
Baton Haxhiu dhe Aleksandër Çipa

Gazetari Aleksandër Çipa e quan “të paedukatë”, “monstër komunikimi” dhe “vetëtradhëtar” kolegun e tij Baton Haxhiu.

Duke ju referuar letrës së këtij të fundit për presidentin Ilir Meta, ku i kërkonte dekretimin si ministër të Jashtëm të Gent Cakajt, Çipa shprehet se “kapaciteti intelektual i Baton Haxhiut është i vettradhetueshëm prej gazetarit Baton”.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Kapaciteti intelektual i Baton Haxhiut eshte i vettradhetueshem prej gazetarit Baton. 

Por paedukatesia publike e Baton Haxhiut permes nje letre publike drejtuar Presidentit te Republikes se Shqiperise, misherohet vetem tek shprehja e pare adresuese: ” Pershendetje Ilir!”

Vlera si monster komunikimi dhe sidomos prej ndermjetesi formal dhe informal e Batonit, fatkeqesisht eshte ende e paditur per qeverises te hershem dhe te perkohshem shqiptare me se pari ne Tirane dhe dokur edhe ne Prishtine.

Mjere ne shqiptaret per shtetaresine qe kemi si ne shtetin e vjeter qe sillet perhershmerisht si rishtar, edhe per te riun qe mbetet femije dhe naiv djallezor!!!!”, nënvizon Çipa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat