Mosdekretimi i Gent Cakaj, Mediu: Vendimi i Metës në përputhje me Kushtetutën

Shqipëria

Mosdekretimi i Gent Cakaj, Mediu: Vendimi i Metës në përputhje me Kushtetutën

Më: 10 janar 2019 Në ora: 19:13
Fatmir Mediu

Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane shprehet se Meta ka vepruar në përputhje me Kushtetutën, pasi ka bërë të gjitha verifikimet për kandidaturën e Cakajt.

Ai u shpreh se është hera e parë që një president rrëzon një ministër, dhe është hera e parë që jemi vend në NATO. 

"Kemi një individ që s’ka këtë status, Një djalë i ri është propozuar. Presidenti ka për detyrë t’a kontrollojë.

Rama kur kërkoi presidencën e OSBE i kishte të qarta objektivat. Kush është problemi? Zotëria, me gjithë respektin që kam për të si djalë i ri ka shfaqur teori që do e fusnin Shqipërinë dhe shqiptarët në një rrugë pa krye.

A do donit që ju presidenti i Republikës të fshihte fakte të rrezikshme për interesin e vendit tonë? Meta thotë që s’ka certifikatë sigurie dhe ka neglizhuar ligjin për veten e tij. 

Ky është aspekt ligjor. Po ju them që ministri i Jashtëm ka tjetër certifikatë sigurie se ka dokumente që s’kanë lidhje vetëm me vendin tonë", tha Mediu në Report.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat