Basha: Banorët do ta hedhin të gjithë qeverinë në Lanë

Shqipëria

Basha: Banorët do ta hedhin të gjithë qeverinë në Lanë

Më: 10 janar 2019 Në ora: 20:19
Basha: Banorët do ta hedhin të gjithë qeverinë në Lanë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i pranishëm në protestën e banorëve të Astirit kundër projektit të Unazës së Re që planifikon prishjen e disa banesave dhe bizneseve.

Sipas tij kur mbron një kauzë të drejtë, siç është kjo e mbrojtjes së shtepive, kur lufton për drejtësi siç luftojnë këta banorë për të mbrojtur ligjin dhe Kushtetutën, kur kërkon që fajtorët të shkojnë para ligjit dhe qytetarët e pafajshëm të mbrohen nga ligji, nuk rrëzohet qytetari, nuk rëzohet i pafajshmi, rrëzohet ministri, siç është rrëzuar Damian Gjiknuri, dhe jam i bindur se kjo i hap rrugën rrëzimit të kësaj klike të korruptuar dhe dhënies së zgjidhjes përfundimtare për këta banorë. 

Reagimi

Asgjë nuk është më e fuqishme se sa një kauzë e drejtë e mbështetur nga njerëzit e bashkuar. Merita e madhe e këtyre banorëve është që vegla më tinzare e Edi Ramës, përçarja, përmes kërcënimeve, shantazheve e propagandës, nuk pi ujë. Nuk ia dolën ti përçajnë këta banorë dhe me qendrën e tyre e çanë përgjysëm qeverinë. Një gjysëm ia hodhën në Lanë dhe gjysmën tjetër do e hehdin në Lanë shumë shpejt. 

Por lajmi sot është ajo që një media shumë e rëndësishme amerikane Zëri i Amerikës publikoi dje. Sa herë kemi qënë këtu së bashku ju kemi përsëritur shqiptarëve disa fakte të thjeshta. Të gjithë e dinë dhe e mbajnë mend se si nisi kjo aferë. Se si pa marrë lejen e ndërtimit u turrën të prishin shtëpitë e këtyre banorëve pa iu çuar një copë letër. Dhe pa çarë kokën për fëmijët, të moshuarit, prindërit e traumatizuar. Se si këta banorë u ngritën iu vërsulën policinë e shtetit, atë bashkake, Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, se si njëri pas tjetrit nga Edi rama, Damian Gjiknuri, te Erion Veliaj, hidhnin vallen e hienave këtu duke sharë, përbuzur dhe nënçmuar, duke shantazhuar këta banorë, duke u thënë shpellarë, zaptues, milionerë etj etj. 

Se si hap pas hapi qendresa e banorëve së bashku me opozitën dhe me disa gazetarë të ndershëm ncorrën në hap aferën e tmerrshme korruptive të një tenderi të bërë pa garë, të një kompanie fantazëm të regjistruar në parajsë fiskale dhe të një plani të firmosur nga Veliaj dhe Rama për të zhvendosur Ramën, për të shkatërruar shtëpitë e mbi 200 familjeve që të mos prekej toka e trafikantit të drogës ku do të ndërtohej një projekt prej 60 milionë eurosh. 

Pse thonë genocid, sepse planifikohej largimi i mbi 1 mijë familjeve për të dendur me para njerëzit që qendrojnë pas aferës korruptive të unazës dhe trafikantëve të drogës që pastrojnë paratë e pista të krimit. Po kush janë këta njerëz?! 

Dhe pyetja e cila dje ka marrë përgjigje edhe nga Zëri i Amerikës, është kjo; kush e ka fuqinë në këtë vend ?! Si ka mundësi që 15 punonjës së ARRSH-së, 5 nëpunës të Inspektoratit të Licensave në Ministrinë e Infrastrukturës, të gjithë punonjësit e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, si ka mundësi e gjithë Agjensia e Prokurorimit Publik, nuk kanë parë që kanë të bëjnë me një aferë korruptive ku ka një transaksion me një 26 vjeçar që regjistruar një kompani fallso. Si ka mundësi që kur kjo zbulohet, jo vetëm që nuk kërkohet ndjesë, të anulohet gjithçka dhe të dëmshpërblehen banorët për dëmin fizik dhe moral që u është shkaktuar, por ju çohet policia, i çojnë në burg, i shoqërojnë edhe nëna shtatzëna, siç keni parë edhe fëmijë 13 vjeçarë. 

Kush e ka fuqinë politike që ti administrojë të gjithë këto institucione  për ti shërbyer një afere korruptive siç është korrupsioni me Unazën e Re?! Dhe përgjigjen e kemi marrë pjesërisht dje nga kronika e Zërit të Amerikës, e cila ka vërtetuar që jo vetëm shteti nuk ka bërë detyrën por shteti ka qënë pjesë e falsifikimit në dhënien e licensës që i është bërë kësaj kompanie fantazëm.  Është bërë në shkelje të afateve ligjore dhe rregullave të shtetit dhe pas kësaj vetë Autoriteti ka gënjyer dhe mashtruar publikisht. Kush ka fuqinë ti bëjë të gjithë këto?! Dhe kush ka fuqinë të ndalë Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme që nxitoi të arrestonte kuksianët që u ngritën për traun tek  dera e shtëpisë së vetë. Që nxitoi ti arrestonte dhe ti fuste në qeli. Kush e ka fuqinë?! Këto sigurisht nuk janë çështje thjeshtë e vetëm të burokratëve. Të gjithë ata i kanë shërbyer një njeriu, i kanë shërbyer shefit të madh. 

Pra banorët e kanë kuptuar dhe ia kanë treguar botës dhe shqiptarëve. Autori, përfituesi, manipuluesi, që qendron pas kësja afere është vetë Edi Rama. Prej ditë së parë e kam thënë dhe e përsërish, që ky nuk është një projekt zhvillimi. Ky është një projekt pasurimi korruptiv për again e Surrelit. Ai ka pushuar së qeverisuri për njerëzit prej kohësh. Meraku i tij i vetëm është se si të mbajë pushtetin një ditë më shumë që të zhvaë më shumë para, që të vazhdojë të mbrojë bashkëpunëtorët e tij të zhytur në korrupsion, të vazhdojë të mbrojë veten e tij. Ndaj dhe qendresa e këtyre banorëve jo vetëm që nuk meket por forcohet dita ditës.

Sepse duke qendruar bashkë ia kanë dalë ti mbrojnë shtëpitë e tyre, duke qendruar bashkë ia kanë dalë të mbrojnë dinjitetin e tyre e ti tregojnë shqiptarëve se si mbrohet dinjiteti kur ta nëpërkëmb me pa të drejtë një kryeministër, një kryebashkiak dhe një qeveri e korruptuar. Bashkë ia kanë dalë ti tregojnë shqiptarëve se për një kauzë të drejtë nuk rëzohesh tip or ke fuqinë të rrëzohesh edhe ata që mbahen si më të fuqishmit si ministrat, qeverinë, të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë padrejtësi dhe korrupsion këtu tek Unaza e Re. 

Ndaj dua të shpreh edhe njëherë mirënjohjen time më të thellë në radhë të parë si qytetar, si prind por edhe si kryetar i opozitës për këta banorë dhe për rrugën që kanë ndriçuar për të gjithë këta shqiptarë për të dalë nga kjo gjendje e vështirë ku është sot vendi. Është rruga e bashkimit, qendresës, përballjes, është rruga e kurajos, është rruga e betejës totale në emër të fëmijëve tuaj dhe të ardhmes tuaj. Edhe njëherë dua ta them qartë dhe pa ekuivok; kemi qënë dhe jemi, kam qënë dhe do të jem në krah të këtyre banorëve deri në fitoren përfundimtare të kauzës së tyre.

Ndërkohë me çdo minutë që Arta Marku vonon arrestimin e hierarkëve dhe çdokujt tjetër të përfshirë në këto dy afera korruptive, të Unazës dhe zhvendosjes së Lanës, dy gjëra ndodhin; diskretidohet gjithnjë e më shumë dhe shqiptarët e kanë kuptuar se drejtësia është e kapur dhe Arta Marku është një vegël e Edi Ramës, një vegël e korrupsionit, një vegël që i mbron ata dhe ndërshkon qytetarët e pafajshëm dhe së dyti legjitimon çdo formë dhe çdo mjet rezistence dhe përballje me të keqen. Edhe për këtë dua të jem fare i qartë; për çdo formë rezistence e përballje që cënon shtëpitë e këtyre, këta qytetarë të Republikës së Shqipërisë, këta mbrojtës së Kushtëtutës ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe qeveria është antikushtetuese në çdo veprim të saj, këta heronj të qendresës qytetare do të ketë jo vetëm të drejtën e tyre që e kanë marrë në duart e tyre pasi këtu vendosin ata, por do të ketë Lulzim Bashën, Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar në krahun e tyre.

 Jam i bindur se do kenë edhe median e lirë dhe gazetarët që vazhdojnë të raportojnë me objektivitet për këto zhvillime këtu , duke nisur me ju gazetarët e terrenit, me operatorët që kanë qënë këtu bashkë me ne në kushte shhumë të vështira atmosferike. Jam i bidnur se edhe në këtë fillim viti që ka nisur me borë dhe me shi jemi të gjithë të bidnur se pas këtyre reve do të shndërrisë një diell, dielli i drejtësisë, së vërtetës, dielli i se drejtës për këta banorë dhe gjithë shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat