Meta ngre tonet ndaj Ramës: Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion presidentit! - Bota Sot
Meta ngre tonet ndaj Ramës: Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion presidentit!

Shqipëria

Meta ngre tonet ndaj Ramës: Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion presidentit!

Më: 11 janar 2019 Në ora: 09:31
Edi Rama dhe Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas përplasjes me Ramës, pas vendimitt të presidentit për të mos dekretuar Gent Cakajn si ministër të jashtëm.

Meta shkruan në rrjetet sociale se ai që kërcënoi Dritan Zaganin, komisarin e Fushë Krujës, ka kërcënuar edhe Presidentin e Republikës, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

Deklarata e Metës

Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...