PD-LSI mbështesin Metën për "Cakajn": Komision Hetimor për DSIK - Bota Sot
PD-LSI mbështesin Metën për "Cakajn": Komision Hetimor për DSIK

Shqipëria

PD-LSI mbështesin Metën për "Cakajn": Komision Hetimor për DSIK

Më: 11 janar 2019 Në ora: 17:52
Ilir Meta dhe Gent Cakaj

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë mbështetur Presidentin Ilir Meta për ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarin e DSIK, në rastin e pajisjes me çertifikatë sigurie të Gent Cakajt, i propozuar nga kryeministri për ministër të Jashtëm.

Dy grupet parlamentare të opozitës i janë drejtuar Kuvendit me një kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar.

Kërkesa bëhet për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të institucioneve shtetërore për rastin e shkeljes së ligjit nga DSIK.

Kërkesa e opozitës për komision hetimor merr shkas nga informacionet zyrtare të paraqitura në dekretin e Presidentit për refuzimin e dekretimit të Genti Cakaj si Ministër i Jashtëm

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...