Basha zbulon tre kushtet e Balilit: Vetëdorëzimi, një manovër!

Shqipëria

Basha zbulon tre kushtet e Balilit: Vetëdorëzimi, një manovër!

Më: 15 janar 2019 Në ora: 22:14
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në Oranews, tha se Klement Balili është vetëdorëzuar nga shtëpia e tij me kushte.

‘Ky njeri i etiketuar si Eskobari i Ballkanit nuk është arrestuar por është vetëdorëzuar. Sipas të dhënave që po dalin, ky është vetëdorëzuar nga shtëpia e tij. Ky njeri nuk ishte pengmarrës i një aeroplani me pasagjerë që negocioi për t’u vetëdorëzuar. Ai ka qenë në kërkim policor nga autoritetet shqiptare, ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Autoritetet e DEA-s kanë qenë disa herë në Shqipëri për të bërë të mundur arrestimin e tij.

Nuk kemi të bëjmë këtu me një sukses, por me një manovër. Një manovër, nga njëra anë një manovër të Klement Balilit me tre kushte. Të mos ekstradohet, të ketë një qeli me kushte të mira…..

Kishte një memo ku thoshte që duhet të fusim mik Klement Balilin për të na plotësuar Klement Balilin’, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat