Nishani: Rusia dhe Serbia refuzojnë të respektojnë ligjin ndërkombëtar

Shqipëria

Nishani: Rusia dhe Serbia refuzojnë të respektojnë ligjin ndërkombëtar

Më: 18 janar 2019 Në ora: 12:26
Bujar Nishani

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka thënë se çdo skenar për destabilizim të Ballkanit është i destinuar të dështojë.

Përmes një postimi në Facebook Nishani ka theksuar se për fat të keq, Rusia dhe Serbia refuzojnë të respektojnë Ligjin Ndërkombëtar për Kosovën.

"Ai Ligj u gjykua, interpretua dhe qartësua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, vendimi i të cilës është i detyrueshëm për Rusinë, Serbinë dhe çdo shtet anëtar i OKB.

Çdo skenar për destabilizim të Ballkanit është i destinuar të dështoj.

Falë Zotit, stabiliteti në rajonin tonë tashmë është i garantuar nga Bota e Lirë", ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat