Besa Shahini zbulon se kur do të plotësohen 8 kërkesat e studentëve

Shqipëria

Besa Shahini zbulon se kur do të plotësohen 8 kërkesat e studentëve

Më: 18 janar 2019 Në ora: 17:10
Besa Shahini

Besa Shahini, ministrja e Arsimit, tregoi në Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja se kur do të plotësohen 8 kërkesat e studentëve, për të cilat po protestohet që nga dhjetori.

“Pikat që kanë kërkuar studentët adresojnë një pjesë të problemeve, por lënë pa adresuar një pjesë shumë të madhe të problemeve që ka arsimi i lartë. Me Paktin ne synojmë të adresojmë edhe pjesën tjetër të problemeve. Tarifat i mbyllim shumë shpejt, sa të marrim të gjitha listat nga fakultetet”, u shpreh Shahini.

Në fund, ministrja bëri premtimin: “Të gjitha pikat plotësohen deri në qershor 2019”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat