Bashkia/Edi Rama bashkë me Veliajn: Përfundojmë bashkë kampusin universitar brenda mandatit tjetër

Shqipëria

Bashkia/Edi Rama bashkë me Veliajn: Përfundojmë bashkë kampusin universitar brenda mandatit tjetër

Më: 19 janar 2019 Në ora: 12:44
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar kryebashkiakun Erion Veliaj për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, të dy së bashku ishin të pranishëm në prezantimin e projektit për ndërtimin e Kampusit të Ri Universitar, ku deklaroi se qeveria në bashkëpunim edhe me kryebashkiakun, në mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës do të përfundojnë tërësisht ndërtimin e këtij kampusi.

“Brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë në situatë katërcipërisht ndryshe dhe ndërkohë, bashkë me Bashkinë e Tiranës do të fillojmë ndërtimin e këtij kampusi dhe brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë ne do të përfundojmë kampusin universitar”, tha Rama.

Kryeministri ka akuzuar ish-presidentin Bujar Nishani se kur ishte në detyrë vëllai i tij mori në pronësi mensën e Qytetit Studenti dhe atë e ktheu në lloto.

Teksa prezantoi projektin e Kampusit të ri Universitar Rama tha se problem për ndërtimin e kampusit dhe godinave në qytetin studenti janë bërë ish-zyrtaret e kaluar të PD-së që sipas tij kur ishin në pushtet kaluan në pronësi godinat dhe ambientet e Qytetit Studenti.

“Vëllai i Presidentit mori mensën në qytetin student dhe kjo mensë u kthye nga vëllai i Presidentit ne lloto.

Këta janë pronar dhe kanë regjistruar pronat në Qytet Studenti.  Prona e regjistruar nuk zhbëhet dot, por vetëm me lekë në dorë duke e shpronësuar.

Pasi e bënë Qytetin Studenti me klube striptizmi dhe lloto, tani do marrin dhe lekët se janë pronarë dhe duhen shpronësuar”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat