3 grabitjet në Tepelenë/ Ja çfarë është zbuluar

Shqipëria

3 grabitjet në Tepelenë/ Ja çfarë është zbuluar

Më: 20 janar 2019 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbuluar nga 3 grabitjet e ndodhura në Tepelenë.

Gjatë natës është vjedhur një supermarket, një pastiqeri dhe një dyqan bulmeti.

Supermarketi është vjedhur pasi hajdutët kanë thyer xhamat e bisnesit duke marrë prej aty një sasi parash dhe mallra.

Mësohet se është nga kasa janë marrë 600 mijë lekë si edhe paketa cigaresh me vlerë 5 milion lekë.

Autorët kanë qenë të maskuar dhe kanë thyer xhamat e supermarketit  për të hyrë brenda dhe përpara se të largoheshin ata morën me vete edhe kamerat.

Po gjatë mëngjesit të sotëm në qytetin e Lushnjes është vjedhur një argjendari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat