Deputeti i PS: Ja kur do të rihapet dosja e 21 janarit, prapa hekurave edhe politikanë

Shqipëria

Deputeti i PS: Ja kur do të rihapet dosja e 21 janarit, prapa hekurave edhe politikanë

Më: 22 janar 2019 Në ora: 06:34
Pjerin Ndreu

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu tha se me ngritjen e SPAK, çështja e 21 janarit do të rihapet dhe autorët do të vendosen para ligjit.

"I vetmi investim që do bënte PS përballë padurimit të familjarëve  dhe opinionit publik është drejtësia. Të jeni të sigurt se me ngritjen e SPAK kjo ngjarje do rihapet, autorët do shkojnë para ligjit. Gjithë kjo lloj diskutimi se ne e kemi braktisur këtë çështje do të bjerë poshtë", u shpreh Ndreu.

Ai tha më tej se drejtësia e re do zbardhë edhe shumë çështje të tjera:

"Ne kemi vetëm një mundësi të japim drejtësi të re këtij vendi. Drejtësia e re do të zbardhë edhe shumë çështje të tjera dhe shumë autorë në politikë dhe jashtë saj do shkojnë prapa hekurave", tha Ndreu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat