Organizonin takime erotike on-line, arrestohet shqiptarja në Greqi

Shqipëria

Organizonin takime erotike on-line, arrestohet shqiptarja në Greqi

Më: 23 janar 2019 Në ora: 20:10
Ilustrim

Një shqiptare 32-vjeçare u arrestua në Selanik të Greqisë, bashkë me një shtetase ruse 34 vjeçe, pasi ishin pjesë e një rrjeti prostitucioni.

Fillimisht, ato postonin foto erotike në internet dhe më tej fiksonin edhe shumat e konsiderueshme monetare që klientët duhet të paguanin.

Pas bisedës on-line, ato organizonin takime nëpër hotele, ku ndërmjetësi ishte një shtetas rumun, 29 vjeç, i cili gjithashtu u vu në pranga nga autoritetet greke të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat