Bëhuni gati, javën e ardhshme “çmendet” moti - Bota Sot
Bëhuni gati, javën e ardhshme “çmendet” moti

Shqipëria

Bëhuni gati, javën e ardhshme “çmendet” moti

Më: 27 janar 2019 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Fundi i Janarit pritet të vijë me reshje.

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore parashikon kthim të tyre në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Dielli parashikohet të largohet me fundjavën. Fundi i Janarit pritet të vijë me reshje. Në qarqet Shkodër dhe Kukës sipas Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore reshjet pritet të arrijnë deri në lokalisht intensive.

Në Vlorë dhe Gjirokastër përgjithësisht parashikohen reshje mesatare. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia e shtrëngatave në çaste të caktuara. Ndërsa në qarqet e tjera të territorit të vendit tonë reshjet pritet të jenë të dobëta deri në lokalisht mesatare. Ndërkohë në zonat malore mbi 800 metra parashikohet të bjerë borë, raporton abcnews.

Termometri në bregdet pritet të shënoje 8 gradë Celsius minimum dhe 13 gradë Celsius maksimumi, në vendet e ulëta 7 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa në ato malore 0 dhe 6 gradë Celsius. Ndërkohë që në pjesën perëndimore të vendit, java e re parashikohet të vijë më erë të fortë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...