Tragjedi në familjen shqiptare, babai gjen të birin të vdekur në kanal

Shqipëria

Tragjedi në familjen shqiptare, babai gjen të birin të vdekur në kanal

Më: 27 janar 2019 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në fshatin Hoxhare e vjetër të Fierit.

Një djalë i ri i identifikuar si 22 vjeçar, me inicialet A.Xh, është gjetur i vdekur në një kanal anash rrugës. Mendohet se i riu është përplasur për vdekje nga një makinë dhe nga impakti ka përfunduar në kanal.

Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët dhe është dërguar në spital nga i ati i të riut. Viktima aktualisht ndodhet në morgun e spitalit të Fierit.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e vdekjes tragjike të të riut shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat