Garda e Republikës, rritje të kapaciteteve përmes trajnimeve të burimeve njerëzore

Shqipëria

Garda e Republikës, rritje të kapaciteteve përmes trajnimeve të burimeve njerëzore

Më: 28 janar 2019 Në ora: 18:25
Garda e Republikës

Në ambientet e Gardës së Republikës u zhvillua sot analiza vjetore për vitin 2018, ku mori pjesë edhe zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. Në fjalën e tij, zv/ministri Lamallari vlerësoi punën e këtij institucioni përgjatë vitit që lamë pas dhe vuri theksin në domosdoshmërinë e përmbushjes së detyrës me përkushtim dhe qëndrim etik si matës i konsolidimit dhe imazhit dinjitoz të institucionit të Gardës së Republikës.

Në analizë u trajtuan çështje të rëndësishme të punës dhe objektivave të institucionit, përfshi këtu procesin e hartimit të akteve normative, burimet njerëzore, menaxhimin e karrierës, trajnimet, financat, bashkëpunimi me agjencitë e tjera, përfshi organet e Vetting-ut, infrastruktura, etj.

Ndër objektivat kryesore të përcaktuara për tu arritur përgjatë vitit 2019 ishin përmirësimi i procedurave të rekrutimit, një proces transparent për ecurinë në gradë, si dhe rritje e kapaciteteve të burimeve njerëzore, nëpërmjet kurseve të kualifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat