Malaj: Parlamenti duhet të rezistojnë ndaj ligjeve për kapjen e medias - Bota Sot
Malaj: Parlamenti duhet të rezistojnë ndaj ligjeve për kapjen e medias

Shqipëria

Malaj: Parlamenti duhet të rezistojnë ndaj ligjeve për kapjen e medias

Më: 29 janar 2019 Në ora: 18:54
Në Parlamentin Europian

Në takimin që po zhvillohet në Parlamentin Europian për rolin që ka Parlamenti në lidhje me komunikimin me qyetarët, deputetja e LSI-së Nora Malaj vuri theksin te roli i medias dhe rëndësia e lajmit dhe informacionit.

Malaj: “Përtej 'fake news' dhe lajmit të vertetë, duhet që fushata elektorale të jetë e vërtetë, pranë njerëve dhe në respekt të tyre. Sot në vendin tim është shumë i rëndësishęm komunikimi i vërtetë dhe besueshmëria që i japim qyetarit. Secili nga ne të zgjedhurit, duhet të luftoj fort për fjalën e lirë, shtypin e lirë dhe mendimin e lirë e të vertetë të qytetarit.

Malaj nënvizoi se duhet luftuar fort për lirinë e shtypit dhe të medias.

Malaj: Të mos lejojmë kapjen e saj nga pushteti, pasi çdo informacion që do të shkoj te qytetari duhet të jetë i vęrtetë, i besueshëm dhe të respektim të të drejtës së tij dhe të interesave të tij. Kjo do të thotę që të rezistojmë kur na vijnë në Parlament ligje që duan të kapin median vizive dhe atë sociale po të respektojmë lirinë dhe të drejtën e informimit, pa censuruar por duke vlerësuar situata dhe mbështetur median e lirë e të ndershme. Të luftosh për të mbështetur e mbrojtur shtypin e lirë e të pavarur, ky është misioni ynë dhe çdo vendi demokratik.

Ndërkohë eurodeputeti, Eduard Kukan, u shpreh se "ajo që ka më shumë rëndësi është që informacioni të përcillet te qytetari që të ka votuar me besueshmëri dhe me besim për qytetarët”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...