“Ministria jonë e Jashtme ka një rrjet spiunazhi i cili merret me gratë e ambasadorëve”

Shqipëria

“Ministria jonë e Jashtme ka një rrjet spiunazhi i cili merret me gratë e ambasadorëve”

Më: 29 janar 2019 Në ora: 22:43
Neritan Ceka Dade

Ish-ambasadori, Neritan Ceka Dade ka bërë një deklaratë të fortë këtë të martë, teksa renditi tre problemet e diplomacisë shqiptare.

I ftuar në emisionin Tempora, Ceka u shpreh se në brendësi të Ministrisë së Jashtme shqiptare ka një rrjet të tërë spiunazhi që merret vetëm me gratë e mabsadorëve.

Ceka: Ne nuk duam që politika e jashtme të përfshihet në çështje politike. Tre çështje që unë i quaj shumë të rëndësishme të politikës së jashtme; e para nuk ka strategji për politikën e jashtme.

Zakonisht fokusohet në 100 vite. Ne nuk e kemi. E dyta, mungon një klasë profesioniste. Kemi personalitete si Ferit Hoxha. 20% që thotë zonja Dade që është praktikë amerikane më tepër që në vende strategjike, përfaqësohemi me personalitete politike.

Unë e kam përkrahur faktin që në bordin e Bankës Kombëtare u vu një ministër Financash. Nëse ka një atribut që nuk ka dallim pozitë-opozitë, është politika e jashtme.

E treta, ambasada e Italisë që është një nga më të rëndësishme, nuk ka asnjë kontakt me Ministrinë e Jashtme. Unë kujtova se e kishte me mua dhe pyeta më thanë se nuk ka kontakt. Ambasadori ka një radhë detyrash.

Ministria kërkon sa më pak informacione. Informacionet i marrin nga shoferi dhe nëpunësi i ambasadës, ç'bën ambasadori, ku shkon gruaja e ambasadorit. Ka një rrjet në Ministrinë e Jashtme që merret me këtë punë. Mund ta quaj një rrjet spiunazhi që flasin direkt me drejtorë të  ministrisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat