Meta përshëndet koalicionin e partive shqiptare në Malin e Zi

Shqipëria

Meta përshëndet koalicionin e partive shqiptare në Malin e Zi

Më: 30 janar 2019 Në ora: 18:53
Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur vendimin e partive politike shqiptare në malin e Zi, të cilat arritën marrëveshjen për formimin e një koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 Marsit në Komunën e Tuzit.

Postimi i plotë Metës:

‘E përshëndes vendimin e mençur të udhëheqësve të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi për arritjen e marrëveshjes për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit.

Duke u uruar suksese në këtë garë elektorale, jam besimplotë se kjo marrëveshje është një hap në drejtimin e duhur për fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit përmes bashkëpunimit por edhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike’.

Vendimi vjen pas vizitës së Presidentit Meta në Mal të Zi ku takoi drejtuesit e partive politike shqiptare dhe u bëri thirrje të bashkoheshin për të fituar komunën e Tuzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat