Denoncimi në Kuvend/ Universiteti i Tiranës po shkatërrohet për të sjellë Universitetin e Evropës Qëndrore

Shqipëria

Denoncimi në Kuvend/ Universiteti i Tiranës po shkatërrohet për të sjellë Universitetin e Evropës Qëndrore

Më: 31 janar 2019 Në ora: 12:33
Parlamenti i Shqipërisë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka denoncuar nga foltorja e Kuvendit planin, sipas saj, të kryeministrit Edi Rama për të shkatërruar Universitetin e Tiranës. Sipas Kryemadhit, Rama synon të hapë në Shqipëri Universitetin e Europës Qëndrore, i themeluar nga miliarderi George Soros.

Selia e këtij universiteti në Budapest të Hungarisë është mbyllur nga kryeministri Viktor Orban, ndërkohë që është strehuar përkohësisht në Austri.

“Nga kjo foltore dua të bëj dhe një denoncim. E gjitha lufta e ‘Paktit për Universitetin’ ka një prapaskenë, shkatërrimin e Universitetit të Tiranës  dhe sjelljen e Universitetit të Sorosit nga Budapesti, i cili me vendim të kryeministrit të Hungarisë do të mbyllet dhe qeveria jonë do ta sjellë në Shqipëri. U bej thirrje si Kuvend të marrim përsipër të mbrojmë universtetin tonë. Të gjithë i kemi miq, ata që kanë universitete private, por ai publik është shumë i rëndësishëm. Mos të lejojmë të degjenerojë sistemi arsimor”, u shpreh Kryemadhi.

Ministrja e re Arsimit, Besa Shahini është diplomuar në Hertie School, që sipas pedagoges Mirela Bogdani është një ‘investim sorosian’. Gjithashtu, Shahini ka qenë përfituese e shumë fondeve nga fondacione sorosiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat