Basha: Rama në gjendje të rënduar psikologjike, quan “VOA-an” kazan

Shqipëria

Basha: Rama në gjendje të rënduar psikologjike, quan “VOA-an” kazan

Më: 31 janar 2019 Në ora: 14:26
Lulzim Basha

Kreu i PD ka marrë sërish fjalën në Kuvend pas rinisjes së seancës. Ai tha se në krye të vendit është një njeri që ka refuzuar vazhdimisht të bëjë testin e drogës dhe kontrollin mendor.

Basha tha se Rama po vepron si komunistët duke e quajtur Zërin e Amerikës kazan

“Shfaqja e shëmtuar e Ramës, nje njeri i droguar. Në krye të vendit kemi një njeri që ka refuzuar të bëjë testet e drogës. Gjendja e tij psike e rënduar. Rama si komunistët, për herë të dytë quan sërish Zërin e Amërikës kazan. VOA faktoi se Rama mori pushtetin me bandat kriminale”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat