Në vizitën e parë si kryediplomat, Gent Cakaj lë mbresa në Samitin e Bukureshtit

Shqipëria

Në vizitën e parë si kryediplomat, Gent Cakaj lë mbresa në Samitin e Bukureshtit

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 19:33
Gent Cakaj

Zëvendësministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka realizuar vitzitën e parë zyrtare, pas delegimit të kompetencave të plota prej ministri, në Bukuresht.

Pak më shumë se një javë, që prejse udhëheq me diplomacinë shqiptare, Cakaj ka lënë shenjën e tij me paraqitjen në Samitin e Bukureshtit.

Ky samit ishte platforma e përkryer për prezantimin e Cakajt në rrafshin ndërkombëtar, me statusin e kryediplomatit fuqiplotë.

Image

Dhe ai s’e ka lënë t’i ikë kjo mundësi, pasi raportohet se biseda me shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini ka qenë shumë e frytshme, ndërsa ka marrë lëvdata nga homologët në krye të diplomacive më të fuqishme evropiane.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat