Dalin pamjet e ekzekutimit të ish-policit Arben Bilali

Shqipëria

Dalin pamjet e ekzekutimit të ish-policit Arben Bilali

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 20:11

Janë publikuar pamjet e ekzekutimit të ish-policit Arben Bilali. 50-vjeçari është ekzekutuar sapo ka zbritur nga makina e tij.

Në videon e cila është bërë publike nga Top Channel, duket Bilali teksa zbret nga makina e tij, ndërsa autorët vijnë me një makinë tjetër  Mercedez Benz me ngjyrë të errët. Makina e autorëve është me targa false, të siguruara nga një mjet Fiat Punto, i raportuar i vjedhur dy vite më parë në qytetin e Vlorës.

Mbi ish-policinë janë zbrazuar 14 plumba. Asnjëri nga vrasësit nuk ekspozohet dhe nuk del nga makina, e cila pas breshërisë, largohet qetësisht në drejtim të paditur. Ata qëllojnë egërsisht mbi Arben Bilalin.

Dyshohet se autorët prej disa kohësh e mbanin nën vëzhgim viktimën.  

Hetuesit kanë konstatuar një kamera e cila ishte vendosur në një vend të pazakontë, ndaj dhe dyshimet janë se kamera është vendosur nga autorët të cilët më pas i kanë kontrolluar lëvizjet përmes celularit. 

Dyshimet shtohen dhe nga fakti se autori dilte pak nga banesa e cila ishte e monitoruar nga kamera sigurie pasi më parë i ishin vrarë dy vëllezër.

 Familjarët kanë mohuar që kanë pasur konflikte të vjetra ndërkohë që një pistë hetimi është dhe hakmarrja. Në polici janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen ndërsa janë pyetur persona të grupit të cilët dyshohet se Bilali kishte konflikt.

Policia ka sekuestruar rreth 30 kamera sigurie të zonës, "Vasil Shanto" për të identifikuar autorët që janë larguar me Mercedez me targa te falsifikuara. 

Image
Image
Image

Makina e vjedhur- Burimet bëjnë me dije se mjeti tip ‘Fiat Punto’ me targë AA 747RV që përdorën autorët e vrasjes figuron i vjedhur në qytetin e Vlorës.

 Burimet nga policia bënë me dije se ai është ndjekur nga agresorët prej zonës së "Vasil Shantos" dhe deri në ndalimin në vendin ku edhe i qëlluan.  Arma e përdorur ka qenë automatike dhe me silenciator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat