A u kapën “peshqit e mëdhenj” me arrestimet tek ministria e Drejtësisë?!

Shqipëria

A u kapën “peshqit e mëdhenj” me arrestimet tek ministria e Drejtësisë?!

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 23:38
Artan Hoxha

Gazetari investigativ, Artan Hoxha u shpreh në "Repolitix", lidhur me abuzimet me tenderat te Ministria e Drejtësisë, se prokuroria po kërkon të godasë emerat e mëdhenj të cilët fshihen pas abuzimeve miliona euro.

Sipas tij, tenderat korruptivë janë firmosur me garanci nga lart. "Të mëdhenjtë nuk janë këta që janë kapur. 

Prokuroria po tenton më lart. Duke pasur parasysh se për çfarë tenderash bëhet fjalë, çfarë pozicioni kanë këta persona, më duket e pabesueshme që atë shkelje ta kenë bërë vetëm këta.

Sepse t'i hysh një afere të tillë duhet të kesh një mbështetje. Shpresoj të mos dalë si tenderi i Elbasan-Tiranë. Unë nuk besoj se ata janë persona përfitues direkt të këtyre tenderave abuzivë", tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat