Arrestimet për tenderat e Burgjeve, Kryemadhi: Gjonaj po shantazhon drejtësinë, korrupsionin e ka në shtëpi

Shqipëria

Arrestimet për tenderat e Burgjeve, Kryemadhi: Gjonaj po shantazhon drejtësinë, korrupsionin e ka në shtëpi

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 11:05
Monika Kryemadhi

Dje u arrestuan 4 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa 8 janë lënë në detyrim paraqitje për abuzim me tenderat (lexo këtu). Gjithashtu po verifikohen edhe 2 ish-ministra të LSI-së, Petrit Vasili dhe Ylli Manjani. Kjo ka bërë që kryetarja e LSI-së, Kryemadhi të reagojë nga foltorja e Kuvendit duke akuzuar ministren e Drejtësisë për shantazh ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

"Problemet janë pafundësisht dhe nuk di ku ta kapësh dhe ku ta lëshë, nga fshehja e një vepre makabre ndaj një fëmije nga fëmijët. Më e rëndë është sesi vijojmë dhe ta mbulojmë cdo ditë e më shumë për të mbrojtur disa policë të papërgjegjshëm. Është e njëjta metodë e kryeministrit, gënjen se dicka do të mbetet. Rama i quan qenër, por qeni është një kafshë besnike, por ka edhe nga ata qenë që nuk e dinë se cfarë do të thotë të jesh qen, sepse një kryeministër që përdor bashkëpunëtorët e tij si qen për të kafshuar shokët e tyre, e di shumë mirë se cfarë do të thotë qen. Ashtu si ministrat e Ramës që nuk përfaqësojnë vullnet politik, por një sekt kriminal për të mbrojtur lidhjet me krimin. Nuk po merrem me atë të Drejtësisë se nuk qenka në sallë, por meqë ajo paska dëshirë shumë të madhe për të luftuar korrupsionin po i bëj me dije asaj se shantazhi ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve quhet shkelje ligjit.

Shantazhon për të arrestuar punonjës të ministrisë së Drejtësisë për ti larguar nga puna, gabimisht ka futur edhe motrën e sekretarit të përgjithshëm dhe bashkëshortë deputetësh që janë në këtë sallë. Unë nuk e kam sulmuar duke pasur parasysh një lidhje familjare të Ilir Metës, por nuk ka asnjë lloj mënyre që ta mbrojë ministren e Drejtësisë duke shantazhuar punonjësit e saj, pasi korrupsionin e ka brenda në shtëpinë e saj. Pse është pushuar disa herë burri i saj nga Tatimet, cilat janë lidhjet me Elvis Martinajn dhe pikat e basteve dhe pjesëtarë të qeverisë? Prandaj i them Gjonajt, që të jetë e kujdesshme në telefonatat dhe mesazhet që u dërgon gjyqtarëve dhe prokurorëve" tha Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat