Thirrje mediave: Ndaloni traktet mercenariste kundër biznesit

Shqipëria

Thirrje mediave: Ndaloni traktet mercenariste kundër biznesit

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 09:46
Foto Ilustrim

Prej disa ditësh, në disa portale lajmesh në Shqipëri vazhdon të përhapet postimi i një qytetari, në faqen e tij në rrjetin social facebook. Bëhet fjalë për një sajesë kryekëptut, për qëllime qartësisht dashakeqe, në dëm të rrjetit të supermarketeve Conad. 

Qëllimi i atij që e ka shkruar është një tjetër histori. Por ajo që të habit është fakti se si një seri faqesh, apo “media” online, e marrin këtë postim dhe e shndërrojnënëlajm, e publikojnë, pa tentuar të bëjnë edhe verifikimin më të vogël, siç e kërkojnë parimet bazë të gazetarisë. 

Akoma më keq, as edhe një media e tillë, nuk ka denjuar të kontaktojë subjektin e akuzuar, në këtë rast Conad-in, dhe ta pyesë se si qëndron e vërteta, apo cili është versioni i kompanisë lidhur me këtë publikim. Një tjetër parim themelor i gazetarisë ky.

Edhe nazistët në gjyqin e Nurembergut e kishin të drejtën e fjalës!

Në mënyrë jo profesionale, këto “media”, kanë marrë copy-paste postimin e një njeriu dhe e kanë shndërruar në lajm, pa pyetur as për vërtetësinë e tij, as për qëllimin dhe as për pasojat që i shkaktojnë subjektit të sulmuar.

Qytetari, një person publik, në postimin e tij në facebook ngre pretendimin se në ambalazhimin e produktit kërpudha të freskëta, etiketa e vendosur në gjuhën shqipe nga ana jonë ishte vendosur mbi atë italiane, duke fshehur, sipas tij, datën e skadencës në italisht. Dhe mbi këtë insinuatë, ai ngre një furtunë sulmesh ndaj cilësisë sëtë gjitha produkteve që tregton rrjeti Conad.

Nëse dikush, nga këto media, do të kishte marrë mundimin të kishte bërë qoftë edhe njëtelefonatë, do të kishte mësuar se kërpudhave të freskëta, ashtu si domateve, portokalleve, bananeve apo mollëve, sipas ligjit europian nuk u vihet date skadence ne etikete. Vetëm me kaq mund të ishte zbuluar e vërteta e akuzave.

Ndërkohë do të duhej të ishin hedhur dyshime edhe për shkakun se përse një njeri sulmon me një argument kaq banal rrjetin më serioz të supermarketeve? Nëse do të na kishin pyetur, do të kishin mësuar se këto sulme janë pjesë e luftës së shëmtuar për terren tregtar mes konkurentëve, dhe do të ishin rezervuar të publikonin të tilla trakte mercenariste.

Ne duam të sigurojmë se Conad është sot marka që ofron garancinë më të madhe të produkteve ushqimore, me një standart 100% italian në tregun shqiptar dhe ne nuk tolerojmë prishjen e këtij standarti për asnjë arsye.

Ne mbështesim çdo lloj investigimi mediatik dhe jo vetëm, në shërbim të kontrollit mbi cilësinë e produkteve ushqimore që hidhen në treg. Por u bëjmë thirrje mediave që të tregojnë kujdes me përhapjen e lajmeve të rreme, pasi dëmtojnë interesa ekonomike dhe shkaktojnë panik në radhët e konsumatorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat