Basha kërcënon Ramën: Rrugët politike janë shteruar

Shqipëria

Basha kërcënon Ramën: Rrugët politike janë shteruar

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 11:25
Lulzim Basha

Po gjatë takimit në Rrëshen, Lulzim Basha i ka thënë Ramës që rrugët politike janë shteruar dhe se tashmë fatin do ta marrin në dorë qytetarët me 16 shkurt.

“Rrugët politike po shterohen dhe Rama nuk reflekton për përgjegjësitë që ka ndaj shqiptarëve. Iu bëj thirrje juve që të shprehni vullnetin tuaj të lirë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me datë 16 shkurt. Ta shembim këtë shtet të kalbur.

Ju garantoj se do bëhen zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore. Ju e njihni dosjen ‘339’ që është vetëm maja e ajsbergut. Tani është në dorën tuaj dhe me 16 shkurt zëri i vetëm dhe verdikti i vetëm që do dëgjohet, nuk do jenë fjalimet e qytetarëve, është vendimi i popullit për të protestuar”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat