Presidenti Ilir Meta: Largimet e padrejta nga puna, fatura t’i kalojë zyrtarit

Shqipëria

Presidenti Ilir Meta: Largimet e padrejta nga puna, fatura t’i kalojë zyrtarit

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 11:44
Ilir Meta

Gjatë fjalës së tij në konferencën e organizuar nga INFOÇIP me temë “Marrëdhëniet e Punës dhe Shqyrtimi Gjyqësor”, Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se duhet të plotësohet trupa e nevojshme gjyqësore në Gjykatën Administrative për të mos pasur vonesa në vendime. Meta u shpreh se sa i përket largimeve të padrejta nga puna në administratë, faturen duhet ta paguajë zyrtari që e ka shkarkuar dhe jo taksapaguesit shqiptar.

“Numri në rritje i konflikteve gjyqësore dhe me një trupë gjyqësorë ende të paformuar sjell vonesa në vendime. Gjykata administrative duhet të plotësohet me trupën e nevojshme. Është rritur numri i konflikteve në marrëdhëniet e punës dhe 30% e rasteve në Administrative janë për problemet në marrëdhëniet e punës. Largimet e padrejta nga puna, fatura dhe dëmi duhet t’i kalojë zyrtarit që ka marrë vendimin e padrejtë dhe jo taksapaguesit shqiptar të cilët nuk kanë asnjë përgjegjësi dhe janë të dëmtuarit në këtë rast”- tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat