Zgjatja e hetimeve, ndërpritet seanca ndaj Saimir Tahirit: Ka mungesë dokumentacioni

Shqipëria

Zgjatja e hetimeve, ndërpritet seanca ndaj Saimir Tahirit: Ka mungesë dokumentacioni

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 14:15
Saimir Tahiri

Pas ankimimit të shtyrjes së afateve për hetimet, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shkuar ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Ndërkohë, seanca e cila nisi pak minuta më parë është ndërprerë, pasi sipas prokurorit akoma nuk janë sjellë dokumentet e nevojshme.

Tahiri akuzohet se ka mbështetur në trafikimin të lëndëve narkotike grupin “Habilaj”.

Më 17 Janar të këtij viti, organi i akuzës njoftoi se do të zgjasë edhe me tre muaj afatet e hetimit. Shkak për zgjatjen e hetimeve është bërë letër-porosia që autoritetet shqiptare i kanë dërguar Malit të Zi dhe Katanias.

Përgjigja ende nuk ka ardhur dhe dosja nuk mund të dërgohet për gjykim nëse nuk ka përfunduar procesi i hetimit. Por Tahiri është kundër këtij vendimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat