Protesta e opozitës, ambasadori i Britanisë thirrje Bashës: Të mos provokojë dhunë

Shqipëria

Protesta e opozitës, ambasadori i Britanisë thirrje Bashës: Të mos provokojë dhunë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 11:51
Duncan Norman

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri i ka bërë thirrje opozitës të zhvillojë një protestë paqësore më 16 shkurt, pas paralajmërimeve për dhunë.

Në një postim në Tuitter, ambasadori Duncan Norman shkruan:

“MB-ja e sheh të drejtën e protestës si një të drejtë thelbësore demokratike.

Megjithatë, demonstratat duhet të jenë paqësore nëse mbështesin demokracinë.

U bëjmë thirrje atyre që janë të përfshirë në protestat e të shtunës të respektojnë këtë parim”, shkruan ai.

Kryetari opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar se do të tejkalojë kordonin  e policisë për të hyrë brenda godinës së Kryeministrisë.

Parlajmërimet për dhunë kanë rritur tensionin mes policise dhe opozitës.

8 vjet më parë, kur Basha ishte ministër i Brendshëm, në një protestë para Kryeministrisë u vranë katër qytetarë.

Ish- kryeministri Berisha mori përgjegjësinë për vrasjen, duke e justifikuar me ligjin  e policisë, por ende nuk është gjykuar për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat