Periferia e qytetit të 1001 dritareve kthehet në një geto

Shqipëria

Periferia e qytetit të 1001 dritareve kthehet në një geto

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 08:07
Janë pamje nga periferia e qytetit në Unesco.

Periferia e një prej qyteteve më historike në vend, ajo e Beratit, ngjan më shumë me një geto.

Në Uznovë, banorët jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe me një infrastrukturë të shkatërruar.

Janë pamje nga periferia e qytetit në Unesco. Një lagje e Beratit e populluar, por e zhytur në baltë e ujë. Këtu jemi në Uznovë, 5 minuta larg qendrës së qytetit. Gropat janë thelluar dhe prej vitesh askush nuk ka vënë dorë.

Banoret janë të varfer dhe jetojnë në kushte si në mesjetë. Shtëpitë akoma janë të rrethuara me gardhe thuprash. As mund të mendohet që në këtë lagje qyteti të ketë lulishte, apo hapësire për fëmijët.

Vitet e fundit, bashkia e Beratit ka lançuar projekte ambicioze për kthimin e lagjeve në hapësira publike të gjelbëruara dhe ndriçuara. Por pamjet tregojnë të kundërtën. Këtu nuk ekziston një qytet historik, as ai i në Unesco./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat