“Fuck Albania”, grafite antishqiptare në hyrje të fshatit me minoritet grek

Shqipëria

“Fuck Albania”, grafite antishqiptare në hyrje të fshatit me minoritet grek

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 14:15
Foto

Prej disa ditësh në Finiq, jo me larg se 500 metra nga Bashkia e fshatit janë parë të shkruara disa grafi antishqiptare, duke u kthyer në shqetësime për qytetarët që e vizitojnë fshatin.

Bëhet e ditur se Bashkisë Finiq ditën e sotme u është dërguar edhe një letër kërkesë për të marrë masa të menjëhershme për fshirjen e këtyre mesazheve albanofobe.

Lëvizja “Zgjohu Shqiptar” shprehet se këto janë veprime të turpshme e të nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme.

Letër kërkesa e plotë dërguar bashkisë Finiq:

Kërkesë
Lënda: Marrje të masave të menjëhershme
Drejtuar: Bashkisë Finiq
Prej disa ditësh në aksin rrugor që lidh fshatin Shijan me Finiqin jane parë të shkruara dhe vizatuar grafite antishqiptare. Jo më larg se 500 metra nga bashkia, në hyrje të fshatit Finiq janë vërejtur këto grafite të shkruar në gjuhën angleze “Fuck Albania”.
Lëvizja “Zgjohu Shqiptar” dënon ashpër grafitet nxitëse të urrejtjes dhe kërkon nga Bashkia Finiq marrjen e masave të menjëhershme për fshirjen e këtyre mesazheve antishqiptare që nxisin dhunën dhe urrejtjen. Po ashtu edhe nga organet e rendit që vandalët të zbulohen sa më parë dhe të nxirren para drejtësisë, ndërsa u bën thirrje të gjithe qytetareve në vend që ta ruajnë gjakftohtësinë dhe mos ta përshkallëzojnë situatën,
Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë respketues maksimal ndaj të drejtave të pakicave etnike për një bashkjetese në harmoni dhe të paqtë. Ne besojmë në vlerat e bashkëjetesës, në harmoninë dhe bashkëpunimin mes qytetarëve tanë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat