Predha në Pukë, Ministria e Mbrojtjes dërgon ekipin e Forcave të Armatosura në bashki

Shqipëria

Predha në Pukë, Ministria e Mbrojtjes dërgon ekipin e Forcave të Armatosura në bashki

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 14:07
Foto

Ministria e Mbrojtjes dërgoi urgjent një ekip EOD (explosive ordnance disposal) të Forcave të Armatosura në bashkinë e Pukës, ku një ditë më parë punonjësit e gjelbërimit gjetën një predhë 120 mm.

Gjatë kërkimeve dhe krehjes së zonës, xhenierët e Forcave të Armatosura zbuluan 40 granata dore difensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht. 

Nga verifikimet paraprake, dyshohet që këto municione të kenë dalë nga depot e FA dhe të jenë hedhur në zonë gjatë trazirave të vitit 1997, duke u shndërruar në një rrezik serioz për jetën e banorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat