Sa e fuqishme është Ushtria Shqiptare

Shqipëria

Sa e fuqishme është Ushtria Shqiptare

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 18:42

Shqipëria ka një traditë të pasur ushtarake, e cila shënon fillimet e saj që në kohët antike. Ushtritë Ilire ishin disa nga ushtritë më të shquara të kohës me këndvështrimet e tyre të veçanta. Organizimet ushtarake ilire ishin strukturuar e funksiononin si të kohës së paqes dhe të kohës së luftës.

Ndërsa tani, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) u formuan menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisënë 1912. Sot FARSH për bëhet nga: Shtabi i Përgjithshëm, Forcat Tokësore Shqiptare, Forcat Ajrore Shqiptare dhe Forcat Detare Shqiptare.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, detyrimet e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë:

1. Mbrojtja e integritetit territorial të vendit.

2. Të jenë gjithmonë prezente në zonat e rrezikut.

3. Të ndihmojë popullsinë në rast katastrofe natyrore apo industriale dhe të lajmërojë popullsinë për rreziqet me natyrë ushtarake ose civile.

4. Të mbrojë rendin kushtetues sipas ligjit përkatës.

5. Të marrë pjesë në operacine ndërkombëtare në operacine shumëkombëshe.

Për të parë armatimet e Forcave shqiptare ndiqeni videon më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat