Zv.kryeministri s’di të thotë sa është GDP: Shqiptarët s’i kuptojnë shifrat me shumë zero

Shqipëria

Zv.kryeministri s’di të thotë sa është GDP: Shqiptarët s’i kuptojnë shifrat me shumë zero

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 23:55
Edi Rama dhe Erion Braçe

Numri dy i qeverisë, Zv.kryeministrin Erion Braçe është pyetur këtë të hënë në emisionin “A show” nga Adi Krasta, që të thotë se sa është GDP-ja e Shqipërisë.

Por Braçe, prej vitesh dhe drejtuesi i komisionit parlamentar të ekonomisë, jo vetëm që i është shamngur pyetjes direkte, por e ka “justifikuar” duke thënë se shqiptarët nuk i kuptojnë numrat me shumë zero nga prapa.

Braçe: Ka një shifër me aq shumë zero që asnjë nga qytetarët nuk do ta kuptojë. Mua më intereson shpërndarja e produktit të brendshëm

Po e njëjta situatë ndodhi edhe kur Braçe u pyet për borxhin e jashtë, vetëm se kësaj here zv.kryeministri e dha një shifër, duke thënë se për 100 lekë të shqiptarëve, 68 janë borxh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat