Operacioni i përbashkët, Lleshaj: Partnerët besim maksimal te Policia e Shtetit!

Shqipëria

Operacioni i përbashkët, Lleshaj: Partnerët besim maksimal te Policia e Shtetit!

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 15:39
Sandër Lleshaj

Pas njoftimit të policisë së shteti, për realizimin e operacionin e përbashkët me policinë italiane, gjatë të cilit ranë në pranga pesë persona me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ai e quajti aksionin një goditje të rëndësishme të dy palëve ndaj krimit të organizuar.

“Tjetër goditje e rëndësishme e Policisë së Shtetit dhe partnerëve italiane kundër krimit të organizuar. Kjo është një tjetër dëshmi se motivimi i PSH është i lartë dhe se besimi i partnerëve është maksimal. Mirënjohje dhe mbështetje për Policinë tonë dhe partnerët tanë”, shkruan Lleshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat