Automjetet e vjetra jo vetëm ndotin por edhe janë burim aksidentesh

Shqipëria

Automjetet e vjetra jo vetëm ndotin por edhe janë burim aksidentesh

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:45
Ilustrim

Automjetet e vjetra nuk shkaktojnë vetëm ndotjen e mjedisit, por gjithashtu janë burim i aksidenteve me pasojë vdekjen apo lëndimin e udhëtarëve dhe drejtuesve.

Në bazë të statistikave rezulton se në 80 për qind të rasteve në përplasjet mes automjeteve, personat që kanë humbur jetën apo dhe që kanë pësuar dëmtime të rënda udhëtonin në makinat e vjetra.

Ekspertët shprehen se shkak është amortizimi i lartë i automjeteve të vjetra, sidomos ato që importohen nga shtete me lagështirë të lartë.

Prania e kripërave shkatërron dhe shasinë e mjeteve.

Duke e krahasuar ekspertët shprehen se në një aksident automjeti i vjetër sado markë e njohur të jetë, dëmtohet deri në shkatërrim prej një makine të viteve të fundit.

Siç shihet dhe nga pamjet e eksperimenteve të kryera prej kompanive janë mjetet e vjetra ato që dëmtohen.

Sipas tyre, eksperienca flet se rezistenca është më e ulët tek makinat e importit, të cilat kanë qëndruar në ambiente të lagështa.

Çuditërisht dhe të dhënat nga INSTAT flasin për një ulje të ndjeshme të aksidenteve në muajin janar, edhe pse koha është e shkurtër për të dalë në konkluzionin mbi ndikimin që ka bllokimi i importit të mjeteve që janë prodhuar më shumë se 10 vite më parë.

Numri i femrave që kanë humbur jetën është 400 % më shumë i ulët dhe i meshkujve 16 për qind më i ulët.

Aksidentet kanë shënuar rënie dhe në vitin e shkuar me një rënie 13 deri në 2.4 për qind sipas kategorive.

Por duket se shifrat dhe analizat e ekspertëve nuk janë marrë në konsideratë prej Ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, e cila mësohet se ka ngritur grupin e punës për të rivendosur lejimin e importit të makinave të tjera.

Pavarësisht çmimit të lirë që ato mund të kenë, si pasojë e politikave përjashtuese që kanë vendosur vendet e BE dhe duke mbështetur politika për futjen në qarkullim të mjeteve të reja, kosto është humbja e jetëve apo dhe plagosja e rëndë e udhëtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat