Jashtë protestë, Ruçi vijon normalisht Kuvendin: PS-së i shtohet edhe një deputet

Shqipëria

Jashtë protestë, Ruçi vijon normalisht Kuvendin: PS-së i shtohet edhe një deputet

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 17:16
Gramoz Ruçi

E ndërsa jashtë Kuvendit, po protestohet nga opozita, kryetari Gramoz Ruçi ka vijuar normalisht seancën.

Në nisje, Ruci njoftoi se në zbatim të ligjit dorëzimi i mandateve nga opozita i është dorëzuar KQZ-së, ndërsa shtoi se deputeti Dritan Bici, i pas largimit nga PDIU-ja ka qenë i pavarur, tashmë i është bashkuar PS-së.

"Në zbatim të kodit për dorëzimin e mandateve, njoftuam organin kompetent për të vijuar me procedurat e mëtejshme. Ndërkohë që iu njoftoj se deputeti Dritan Bici është bërë anëtar i grupit të PS-së", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat