OSBE dënon dhunën e ushtruar në protestën e opozitës

Shqipëria

OSBE dënon dhunën e ushtruar në protestën e opozitës

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 20:12
OSBE

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka reaguar në lidhje me protetsën e kësaj të marte, duke dënuar aktet e dhunës që ndodhën.

Përmes një reagimi zyrtar, OSBE shkruan se dhuna nuk është përgjigje për problemet që has Shqipëria dhe se nxitja politike e dhunës është e dënueshme.

“Dhuna nuk është përgjigjja për problemet e Shqipërisë. Ne e dënojmë sërish nxitjen politike të dhunës dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi. Të protestuarit është një akt demokratik, por djegia e gomave, përdorimi i shashkave dhe çarja e kordonëve të policisë për të sulmuar një institucion publik, dhe veçanërisht zemrën e demokracisë, nuk janë të tillë.

Po ashtu, e nxisim policinë të reagojë në mënyrë përpjestimore. Ne po e monitorojmë situatën me shqetësim. Përgëzojmë mediat për shërbimin e madh që po i bëjnë demokracisë përmes raportimeve të drejtpërdrejta”, deklaron OSBE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat