Merr fund pritja për Tahirin, Prokuroria çon dosjen në Gjykatë

Shqipëria

Merr fund pritja për Tahirin, Prokuroria çon dosjen në Gjykatë

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 10:46
Saimir Tahiri

Thirrjet e Saimir Tahirit kanë qënë të vazhdueshme, por me sa duket i ka dëgjuar organi i akuzës. 

Gazetarja Klodjana Lala raporton për “BalkanWeb” se Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet lidhur me akuzat për përfshirje në trafikun e drogës me bandën ‘Habilaj’ dhe ka dërguar sot për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ish zyrtari i lartë është thirrur për t’u paraqitur nesër me 28 shkurt ora 13:00 për t’u njohur me akuzat zyrtare të Prokurorisë. Pritet që të ketë edhe një deklaratë nga vetë ai, për atë që e ka cilësuar si “beteja e jetës”.

Më 11 shkurt Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të pranojë kërkesën e tij për mos zgjatejn më të hetimeve, duke iu lënë prokurorëve afat të përfundonin hetimet deri më datë 10 mars. Por me sa duket hetimet janë mbyllur më herët

Më 17 Janar të këtij viti, organi i akuzës njoftoi se do të zgjasë edhe me tre muaj afatet e hetimit. Shkak për zgjatjen e hetimeve është bërë letër-porosia që autoritetet shqiptare i kanë dërguar Malit të Zi dhe Katanias. Përgjigja me sa duket ka ardhur dhe dosja është dërguar për gjykim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat