Dhuna ndaj fotografit të “Flamurtarit”, procedohen penalisht 4 tifozë

Shqipëria

Dhuna ndaj fotografit të “Flamurtarit”, procedohen penalisht 4 tifozë

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 13:27
Ilustrim

Policia identifikon dhe procedon penalisht personat që gjatë zhvillimit të ndeshjes “Partizani-Flamurtari”, ushtruan dhunë fizike ndaj fotografit të ekipit të “Flamurtari”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, identifikuan dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit:

I. Xh., 31 vjeç, banues në Tiranë

G. Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë

K. B., 19 vjeç, banues në Tiranë

I. H., 28 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas më datë 23 shkurt 2019, rreth orës 17:40, tek stadiumi “Selaman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes “Partizani-Flamurtari”, kanë hyrë në fushë dhe kanë goditur shtetasin Sh. R., 32 vjeç (fotograf i ekipit “Flamurtari”).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Mosbindje e urdhërit të punonjësit të rendit publik”, “Dëmtime të tjera me dashje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 274, 242 dhe 90/25 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat