Protestat/ Pas Bashës dhe Kryemadhit, delegacioni i PE-së takohet me ministrin e Brendshëm - Bota Sot
Protestat/ Pas Bashës dhe Kryemadhit, delegacioni i PE-së takohet me ministrin e Brendshëm

Shqipëria

Protestat/ Pas Bashës dhe Kryemadhit, delegacioni i PE-së takohet me ministrin e Brendshëm

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 17:19
Sandër Lleshaj

Pas takimit me kreun e PD, Lulzim Bashën dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, delegacioni prej 7 deputetësh nga Parlamenti Evropian, kanë nisur një takim me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Më herët, kreu i delegacionit dhe Eurodeputeti i Partisë Popullore, Tune Kelam i ka kërkuar qeverisë dhe opozitës që të zgjidhin këtë situatë me anë të dialogut konstruktiv.

“Ne dënojmë me forcë retorikën politike që nxit dhunën dhe i kërkojmë opozitës që të riangazhohet me jetën parlamentare. Qeveria dhe opozita duhet ta kapërcejnë këtë situatë nëpërmjet dialogut konstruktiv.”

Në Shqipëri ata parashikohet të takojnë Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Pas Shqipërisë, 7 eurodeputetët do të udhëtojë drejt Shkupit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...